U la në arrest shtëpie, “Zogu i Tiranës” ka një hall të madh: Jam bërë për të …

Sep 26, 2020 | 15:00
SHPËRNDAJE

Hermes Nikaj është mbyllur në shtëpi pasi gjykata dha masën “arrest shtëpie” ndaj tij.

Por “Zogu i Tiranës” është përballur me një hall të madh, teksa qëndron i izoluar brenda.

Ai postoi një foto në rrjetet sociale me flokët dhe mjekrën e rritur, dhe u shpreh se është bërë për të shkuar tek berberi por nuk del dot.

“Në ‘arrest shtëpie’, jena bo içik me shku te berberi po s’dalim dot ca me bo ?”- shkroi Hermes Nikaj krahas imazhit.

Ai u lirua nga paraburgimi i 313-ës në muajin maj pas qëndrimit rreth 5 muaj e gjysmë brenda, i akuzuar për shfrytëzim prostitucioni.

Ndaj tij vazhdon të jetë në fuqi masa e sigurisë “Arrest shtëpie”, pa të drejtën që të dalë nga shtëpia, veçse për arsye shëndetësore dhe emergjente, gjithnjë me leje nga gjyqësori.

Kujtojmë që Hermes Nikaj u ndalua në një dhomë hoteli jashtë Tirane me partnerin e tij nga Mamurrasi, që sipas mediave ishte një sipërmarrës i njohur.

Sipas portaleve asokohe, ai u kap i zhveshur në momentin kur ndërhyri Policia, me një zotëri nga Kurbini.

/Panoramaplus.al

      

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura