“U kursehen qytetarëve 90 milionë lekë”- Rama njofton vendimin e ri të DPSHTRR për kontrollin fizik të automjeteve

Dec 25, 2021 | 10:42
SHPËRNDAJE

Kryeministri Edi Rama ka njoftuar se DPSHTRR do të heqë përfundimisht detyrimin e kontrollit fizik të automjetit kur ndërron pronësia. Përmes një postimi në facebook, kryeministri bën me dije se nga ky vendim do të eliminohen 60 mijë kontrolle fizike të automjeteve në vit dhe u kursehen qytetarëve 90 milionë lekë.

edi rama 7
Postimi i plotë:

Me këtë LAJM TË MIRË e të shumëpritur për Drejtuesit e Automjeteve, puna vazhdon flet vetë ndërsa llafet e gojëve të shthurura dhe baltën e mendjeve të mbrapshta vijnë e ikin me erën.

Falë rimarrjes në administrim shtetëror këtë vit të Kontrollit Teknik dhe ndërveprimit të sistemeve informatike, të cilat me vite ishin dhënë me një koncesion alla nongrata, Çertifikata e Kontrollit Teknik të DPSHTRR heq përfundimisht detyrimin e kontrollit fizik të automjetit kur ndërron pronësia.

Eliminohen 60 mijë kontrolle fizike të automjeteve në vit. U kursehen qytetarëve 90,000,000 lekë dhe 30,000 orë pritje në vit.

 

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura