“U kujdesa për njerëz të infektuar,”- Iu rikthye koronavirusi pas 3 muajsh, ish-banori i Big Brother: Nuk jam ruajtur, mendova se isha prekesha më

Jul 7, 2020 | 17:00
SHPËRNDAJE

Ish-banorit të Big Brother, Petrit Bylykbashi iu është rikthyer koronavirusi pas 3 muajsh.

Gjatë një interviste, ai u shpreh se kujdesi i tij ishte i pakët dhe qëndroi me persona të infektuar me COVID-19, për tu kujdesur për ta.

“Kujdesi im ka qenë i pakët duke menduar që nuk infektohem më dhe kam pasur kontakt të vazhdueshëm me njerëz të infektuar, për të cilën jam kujdesur. Mendova se isha njeriu më i sigurt për tu kujdesur për ta derisa dola pozitiv për herë të dy pas 3 muajve,”- tha Petrit Bylykbashi në një lidhje në Skype me emisionin “Vizioni i pasdites”.

Ish-banori i Big Brother tha se kishte të gjitha simptomat fillestare, por kësaj radhe virusi e goditi më fuqishëm.

“I kisha të gjitha simptomat por kësaj herë ishin më agresive, goditnin më fuqishëm. Këtë herë kisha probleme me frymëmarrjen. Po prek aty ku ka bërë dëmin radhën e kaluar. Më la herën e parë shenja në mushkëri dhe po më godet sërish aty,”- u shpreh ai.

Petrit Bylykbashi tha se të gjithë personat me të cilët ka pasur kontakt janë izoluar por deri tani asnjë prej tyre nuk ka shfaqur simptoma të COVID.

“Nuk janë bërë teste akoma atyre që kam takuar. Rrethi im janë të izoluar. Fatkeqësisht nuk jam ruajtur dhe të tjerët nuk janë ruajtur prej meje. Kanë menduar se janë të sigurt me mua, më shumë se më këdo tjetër. Fatkeqësisht nuk ndodhi ashtu, ndodhi e kundërta. Janë të gjithë të izoluar por nuk kanë pasur simptoma,”- përfundoi Bylykbashi.

/Panoramaplus.al

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura