U konfliktuan për drutë e zjarrit/ Si nisi sherri mes bashkëfshatarëve në Krujë! Autori nxori kallashnikovin dhe qëlloi disa herë, policia nis kërkimet me dron

Aug 10, 2022 | 11:09
SHPËRNDAJE

Detaje të reja janë mësuar nga plagosja e 55-vjeçarit Luan Hushi paraditen e sotme në fshatin Zgërdhesh të Krujës.

Burime policore bëjnë me dije për Panorama.al se sherri mes Hushit dhe autorit Klodjan Keqika nisur në një zonë të pyllëzuar për drutë e zjarrit.

Pas debatit, Keqi ka marrë kallashnikovin duke qëlluar disa herë në drejtim të 55-vjeçarit.

Ky i fundit ka marrë plagë në bark dhe aktualisht ndodhet në reanimacion në spitalin e Traumës në Tiranë.

Policia ka ngritur edhe dronin për të kontrolluar zonën e pyllëzuar në mënyrë që të bëjë të mundur kapjen e autorit.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura