“Panorama.al” mëson se personi i plagosur nga konflikti në Durrës është Artan Kazazi 50 vjeç, ndërsa autori Fatjon Vrioni 36 vjeç.
Ngjarja ka ndodhur pasditen e sotme rreth orës 16:00 në lagjen numër 1 të Durrësit, si pasojë e një konflikti për motive të dobëta, ku 36-vjeçari qëlloi me thikë 50-vjecarin.
Ndërhyrja e menjëhershëm e Policisë bëri të mundur kapjen e menjëhershëm të autorit të dyshuar, shtetasit Fatjon Vrioi.
Njoftimi i policisë
Plagosi me thikë 50 vjecarin, ndërhyrja e menjëhershme e Policisë vë në pranga 36 vjeçarin.
Më datë 18.01.2022, rreth orës 16:00, në lagjen nr. 1, Durrës, si pasojë e një konflikti për motive të dobta, shtetasi F. V., 36 vjeç, ka plagosur me thikë, shtetasin A. K., 50 vjeç, banues në Durres, i cili ndodhet nën kujdesin e mjekeve.
Ndërhyrja e menjëhershëm e Policisë bëri të mundur kapjen e menjëhershëm te shtetasit F. V.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
© Panorama.al