U konfirmua në detyrë, Joakim Lëv kthehet në “armikun e popullit” në Gjermani

Dec 2, 2020 | 11:10
SHPËRNDAJE

Joakim Lëv u konfirmua në krye të kombëtares gjermane vetëm pak ditë më parë. Edhe pse humbi 6- 0 ndaj Spanjës në ligën e kombeve, 60-vjeçari nuk i shpëtoi shkarkimit nga drejtuesit më të lartë të federatës gjermane të futbollit. Por kjo ka lënë të pakënaqur shumë tifozë të kombëtares së “Pancerave”.
Joakim Lëv
Në një pyetësor të bërë nga “Bild”, ata kanë ofenduar rëndë trajnerin dhe janë shprehur se nuk do ta ndjekin skuadrën deri në momentin që Joakim Lëv të largohet nga ekipi. “Qëndrimi i Lëv është një turp, një tallje që u bë me tifozët dhe futbollin gjerman. Drejtuesit e federatës janë treguar arrogantë më këtë vendim i cili duhet rishikuar”, shkruanin tifozët për “Bild”.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura