U konfirmua, Dafina Zeqiri do të performojë në “Sunny Hill”!

Aug 12, 2022 | 19:48
SHPËRNDAJE

Këngëtarja më e pëlqyer e momentit, Dafina Zeqiri do të performojë në festivalin e madh “Sunny Hill” i cili do të mbahet për herë të parë këtë vit në Tiranë.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë faqja zyrtare e “Sunny Hill” teksa kanë publikuar foton e Dafinës.

 “E mrekullueshmja Dafina Zeqiri do të na bashkohet në Tiranë për të performuar hitet e saj më të nxehta të cilat të gjithëve na pëlqen që t’i këndojmë së bashku”– thuhej në njoftim.

Gjithashtu dhe vetë artistja ka njoftuar fansat e saj se do të jetë pjesë e festivalit.

“Poo, do të performoj në një nga festivalet më të pëlqyera për ju, “Sunny Hill”, a jeni gati Tirana?”- shkroi Zeqiri.

Rikujtojmë se deri më tani janë zbuluar katër nga artistët që do të performojnë në festival. Faqja zyrtare në Instagram “Sunny Hill”, ka konfirmuar pjesëmarrjen e Fedez në festival, këngëtarit shqiptar Dren Abazi si dhe këngëtari italin, Alberto Cotta Ramusino, i njohur me emrin e artit si Tananai.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura