U kapën me mina në makinë, Gjykata e Lezhës le në burg dy të arrestuarit

Feb 23, 2018 | 23:08
SHPËRNDAJE

Gjykata e Lezhës vendosi arrest me burg për Artur Popën dhe Viltor Calën të kapur para dy ditësh më mina me telekomandë në makinë, lëndë narkotike dhe disa telefona celularë.

Dy të arrestuarit nuk kanë folur përpara trupës gjykuese.

Sipas policisë së Lezhës, Artur Popa dhe Viltor Cala u kapën më 3 mina me telekomandë dhe fitila zjarrpërcjellës.

Ata u ndaluan në hyrje të qytettit të Lezhës gjatë operacionit të koduar “GOES ON”. Ndërsa dy persona të tjerë janë shpallur në kërkim.

lezhe-minat-me-telekomande-933x445

Operacioni 

Finalizohet operacioni policor ”GOES ON”

Sekuestrohen mina me telekomandë, lëndë narkotike, fitil zjarrpërcjellës, telefona dhe automjete

Arrestohen në flagrancë dy shtetas , si dhe shpallen në kërkim dy të tjerë

Drejtoria Vendore e Policisë Lezhë, në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lezhë dhe me Drejtorinë e Forcës së Posaçme Operacionale në Policinë e Shtetit, finalizoi operacionin policor të koduar ”GOES ON”.

Si rezultat i këtij operacioni u arrestuan në flagrancë shtetasit:

• Artur Popa, 46 vjeç, lindur në Kukës dhe banues në Valias, Kamëz, (i dëënuar më parë) Arrestuar për veprën penale të “Trafikimit të armëve”, “Mbajtjes së bombave dhe minave me telekomandë në mjedise publike” dhe “Prodhim shitje të narkotikëve” në bashkpunim 278/a, 278/7 dhe 283, 25.

• Valtor Cala, 30 vjeç, lindur dhe banues në Tiranë, arrestuar për veprën penale të “Trafikimit të armëve” 278/a dhe 25.

Si dhe janë shpallur në kërkim dy bashkëpunëtorët e tyre ku për shkak të hetimit nuk jepen të tjera të dhëna për ta.

Sektori për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve mbi bazën e informacioneve të marra në rrugë operative kishte regjistruar procedimi penal në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lezhë, ku si rezultat i një pune disa javore me metoda speciale të hetimit u arrit të dokumentohej aktiviteti i tyre kriminal.

Shtetasi Artur Popa me automjetin e tij me targë AA 811 GF , i shoqëruar nga automjeti tjetër me targë AA 733 DM, që drejtohej nga shtetasi Valtor Cala, transportonte 3(tre) mina me telekomandë ku në hyrje të qytetit të Lezhës, shërbimet e Policisë kanë ndërhyrë duke kapur në flagrancë të dy shtetasit e lartpërmendur.

Gjithashtu gjatë kontrollit shtetasit Artur Popa ju gjet dhe një sasi prej 55 gramë lëndë narkotike e llojit cannabis sativa e ngjashme me atë të vajit të hashashit.

Në përfundim të veprimeve të para hetimore, nga grupi hetimor u sekuestruan në cilësinë e provës materiale:

• 3 mina me telekomandë të pajisura me telefon për shpërthim në distancë.
• 55 gramë lëndë narkotike e ngjashme me atë të vajit të hashashit.
• 14 telefona celularë.
• dy automjete
• 3 fitila si ato zjarrpërcjellës.
• një çantë ku ishin futur minat

Materialet proceduriale i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë, për veprat penale “Trafikimi i armëve dhe municionit”, “Mbajtja e bombave dhe minave me telekomandë në mjedise publike” dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, kryer në bashkëpunim.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura