U kapën me 5 milionë lekë në makinë duke blerë vota në Maqellarë, GJKKO dënon me burg Denis Xholin dhe Albjon Çekun

Dec 1, 2021 | 15:44
SHPËRNDAJE

Gjykata e Posaçme Kundër Krimit dhe Korrupsionit ka dënuar me nga 1 vit burg shtetasit Denis Xholi dhe Albjon Ceku, për veprën penale të korrupsionit aktiv në zgjedhje.

albion ceku

Ata u kapën nga simpatizantët e PD-së, 3 ditë përpara zgjedhjeve të 25 Prillit, me vlera monetare të konsiderueshme në makinë, të cilat i kishin për blerjen e votave.

“Denis Xholi , në bashkëpunim me të pandehurin Abjon Çeku., kanë shpërndarë në Njësinë Administrative Maqellarë shuma monetare tek persona të tjerë, me qëllim përcaktimin e mënyrës së votimit të zgjedhësve, në zgjedhjet parlamentare të zhvilluara në datën 25.04.2021“, thuhej në njoftimin e SPAK në mbyllje të hetimeve rreth 1 muaj e gjysëm më parë.

Kujtojmë që simpatizantë të Partisë Demokratike, bllokuan në Maqellarë mjetin me të cilin udhëtonin Denis Xholi e Abjon Çeku.

Efektivët sekuestruan automjetin me të cilin udhëtonin dy të rinjtë ku u gjet një shumë rreth 500 mijë lekë, modelar për të orientuar zgjedhësit për mënyrën e votimit si dhe fletëpalosje të një subjekti politik.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura