U kapën me 2 milionë paund drogë, dënohen dy shqiptarët në Britani

Apr 26, 2016 | 17:37
SHPËRNDAJE
shahuandzefi
Anxhelo Shahu dhe Besnik Zefi

Dy të rinj shqiptarë janë dënuar me burg pasi u shpallën fajtor për trafik drogr me vlerë rreth 2 milionë paund.

Anxhelo Shahu, 25 vjeç u arrestua më 27 shkurt të këtij viti pasi po mbahej në përgjim nga policia kur u kap me një çantë bashkë me një person tjetër në St. Albans.

Në çantë ai kishte 6 pako që përmbanin 6 kg kokainë.

Shqiptari i dytë Besnik Zefi, 32 vjeç, arriti t’i shpëtonte policisë.

Ai u kap në autostradën M1, me 2 kg kokainë dhe 1 mijë paund cash në makinë.

Zefi gjithashtu rezultoi se nuk kishte leje drejtimi dhe siguracion.

Ndërkohë, gjatë kontrollit në shtëpinë e Shahut u gjet një kontratë qiraje në Knifht’s Place, në Windsor, ku u gjetën 6 kg heroinë të fshehur në tualet.

Në total vlera e drogës së kapur përllogaritet se do të arrinte në 1.9 milionë paund.

Në vendimin e gjykatës thuhet se Shahu dënohet me 16 vite burg, ndërsa Zefi mori një dënim prej 5 vite e katër muaj.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura