U kapën mat, Shpat Kasapi nuk i fsheh më ndjenjat për të dashurën: Je plot dashuri

Sep 15, 2020 | 11:29
SHPËRNDAJE

Dy javë më parë Shpat Kasapi u kat mat me një vajzë zeshkane në një lokal, që u raportua se ishte e dashura e tij.

Këngëtari nuk reagoi në lidhje me thashethemet, megjithatë duket se i ka konfirmuar lajmet duke i shprehur publikisht dashurinë.

Shpat Kasapi postoi ditën e djeshme një selfie më plazh në Instagram dhe nuk mungoi komenti i partneres së tij.

Selvija i bëri një emoji zemër dhe një emoji me kurorën e mbretit.

“?❤️”- komentoi ajo.

Ndërsa këngëtari i shprehu dashurinë duke i shkruar: “Ti je plot dashuri?❤️❤️”

Raportohet se çifti janë në një lidhje prej një viti por e kanë mbajtur të fshehtë.

Selvija në të kaluarën ka pasur një sallon bukurie dhe ndër vite ka punuar me personazhe publike në Maqedoni.

Ndërsa Shpat Kasapi, që pas ndarjes nga Afërdita Dreshaj, e ka mbajtur jetën e tij private larg vëmendjes së mediave.

/Panoramaplus.al

   

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura