FOTO- U kapën 2 kg heroinë, 46 vjeçari shqiptar arrestohet bashkë me gruan/ Policia i kishte vënë nën vëzhgim pas…

Nov 25, 2020 | 17:50
SHPËRNDAJE

Dy kilogramë heroinë u sekuestruar nga policia greke, e cila ishte e destinuar për në sheshet e drogës në Heraklion.

IMG-a9ce76505116543b28ae93eeaa0f98de-V

Mediat vendase shkruajnë se policia kishte informacion kundër një çifti të huaj, një 46 vjeçar shqiptar dhe një 46 vjeçare rumune, të cilët do të sillnin sasi të mëdha droge në Kretë.

46-vjeçarja arriti me traget në mëngjes në portin e Heraklion, ndërsa autoritetet e kishin vënë atë nën mbikëqyrje.

Kështu, të martën në mëngjes, 46-vjeçari, pasi kishte ngarkuar makinën me dy kilogramë drogë, arrin në portin e Heraklion dhe shkon në shtëpinë ku jeton me partneren e tij 46-vjeçare.

IMG-ad3fbe76fb6b7499bb8ca70ab754906f-V

Ndërsa policia po e vëzhgonte, ai nxjerr sasinë e heroinës që ishte fshehur në sediljet e makinës.

Autoritetet më pas dalin nga “vendi i tyre i fshehjes” dhe e arrestojnë atë në vend, ndërsa në të njëjtën kohë prangosin 46-vjeçaren.

Pas kontrollit të shtëpisë së tyre u gjetën dhe u konfiskuan edhe katër telefona celularë, peshore elektronike, si dhe biletat e trageteve.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura