U kap me pistoletë teksa vinte në Shqipëri, zbardhet dëshmia e këngëtares Fjolla Morina

Sep 20, 2020 | 12:17
SHPËRNDAJE

Këngëtarja Fjolla Morina, ka pranuar në policinë e Kukësit se arma e zjarrit pistoletë tip “Zoraki” dhe 23 fishekë, i përkisnin asaj.

1600516660_FJOLLAMORINA-696x393

Unë i ndërroj shpesh çantat dhe armën e kisha vënë disa kohë më parë, pikërisht në çantë. E kam haruar aty, dhe sot e mora çantën pa ditur që pistoleta ishte ende aty brenda dhe udhëtova drejt Shqipërisë”, është shprehur ajo.

Këngëtarja nga Kosova, Fjolla Morina u arrestua mesditën e djeshme pasi në çantën e dorës iu gjet një armë zjarri tip pistoletë me 23 fishekë.

Fjolla Morina-arma-ndalimi

Këngëtarja u kap në vijën e dytë të kontrollit në Morinë, teksa po udhëtonte me një makinë “Audi Q7”.

Policia sekuestroi edhe një pistoletë lodër si dhe ka arrestuar edhe dy personat e tjerë , të cilët po udhëtonin me të, përkatësisht F.M., 29 vjeç dhe F.S., 29 vjeç.

Pas arrestimit këngëtarja përfundoi në spital për shkak se nuk po ndihej mirë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura