U kap me pistoletë në restorant, arrestohet 47-vjeçari në Shkodër! Në momentin që pa efektivët e policisë, tentoi të largohet

Feb 2, 2023 | 15:57
SHPËRNDAJE

Një 47-vjeçar është arrestuar nga policia brenda një restoranti në Shkodër pasi mbante një armë pa leje.

armezjarri

Panorama Tv mëson se në pranga është vendosur shtetasi Luan Shpinagri, i cili mbante një pistoletë me fishek në fole.

Në momentin që pa efektivët e policisë, 47-vjeçari tentoi të largohej, por është neutralizuar.

Policia sekuestroi armën, teksa materialet procedurale iu referuan Prokurorisë për veprime të mëtejshme hetimore.

Njoftimi i policisë:

Shkodër/Kontrolle të shtuara për evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale të armëmbajtjes pa leje.

Mbante armë zjarri në restorant, me fishek në fole, gati për qitje, tentoi të largohej kur pa shërbimet e Policisë, kapet dhe vihet në pranga 47-vjeçari.

Sekuestrohet arma e zjarrit pistoletë që mbahej pa leje nga 47-vjeçari me precedent kriminal në fushën e krimit të organizuar.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Shkodër, në vijim të kontrolleve në ambiente të ndryshme, për kapjen e personave që qarkullojnë me armë zjarri apo sende të tjera të kundërligjshme, bazuar dhe në informacionet e siguruara përmes inteligjencës informative, për një shtetas që qarkullonte me armë, kanë organizuar menjëherë punën për lokalizimin dhe kapjen e tij.

Gjatë kontrolleve, në një restorant, në vendin e quajtur “Sarreç”, shërbimet e Policisë kanë lokalizuar shtetasin L. Sh. që mbante një armë, i cili kur ka parë shërbimet e Policisë, ka tentuar të largohet me vrap, por është neutralizuar dhe vënë në pranga menjëherë nga shërbimet e Policisë. 

Arma e zjarrit pistoletë u sekuestrua në cilësinë e provës materiale. 

Në përfundim të veprimeve shtetasi L. Sh., 47 vjeç u arrestua në flagrancë dhe materialet i kaluan prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura