U kap me lëndë narkotike në aeroport, ish-Zonja e Parë e SHBA-ve bën thirrje për lirimin e basketbollistes

Mar 17, 2022 | 17:12
SHPËRNDAJE

Basketbollistja amerikane, Britni Griner, është arrestuar në 17 shkurt të këtij viti për shkak se u kap me lëndë narkotike në aeroportin e Moskës, në momentin që po mundohej të largohej drejt Teksasit.

pjimage

Denimi i saj është shtyrë së fundmi deri në 19 maj 2022 për shkak të luftës që po ndodh midis Rusisë dhe Ukrainës.

Gjithsesi duket se kjo gjë nuk i ka pëlqyer shumë shtetasve amerikanë dhe shumë fansa e kanë treguar këtë me anë të postimeve në rrjeteve sociale, përfshirë këtu dhe ish-Zonja e Parë të shtetit dhe ish-kandidatja për Presidente, Hilari Klinton.

Me anë të një postimi në Twitter, Klinton shkruan “Lironi Britnin”, duke mbështetur basketbollisten.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura