U kap me kokainë në formë çokollate, PD zbulon emrin e të arresturit: Është vëllai i kryepolicit të Dibrës

Jan 18, 2020 | 16:22
SHPËRNDAJE

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Xhemal Gjunkshi në një deklaratë për mediat u shpreh se policia e Shtetit është e pafuqishme për të luftuar krimin, ndërsa i bën thirrje ministrit të Brendshëm Sandër Lleshaj të reagojë lidhur me sekuestrimin e një sasie kokaine në formë çokollate mbrëmjen e djeshme.

xhemal-gjunkshi

Gjunkshi deklaroi se qeveria nuk ka reaguar lidhur me arrestimin e vëllait të kryepolicit në Dibër, sepse janë lidhjet e forta të krimit, grupeve të strukturuara kriminale që mbështesin, ushqejnë, drejtojnë dhe komandojnë në këtë vend.

Gjunkshi thotë se për drogën e kapur mbrëmjen e djeshme në formë çokollate është arrestuar vëllai Pajtim Aga, i drejtuesit të Policisë së Dibrës, që në vitin 2016 në Lezhë ishte ndaluar për përfshirje në trafik kokaine.

Deklarata e Gjunkshit:

Bandat të lidhura me uniformën e shtetit.

Nuk mjaftojnë denoncimet e bëra nga Partia Demokratike në lidhje me suportin që persona me rekorde kriminale ushqejnë dhe mbajnë në Policinë e Shtetit, drejtues të cilët janë përfshirë në dosjen 184 ose siç njihet dosja e Dibrës.

Sipas Ministrit Lleshaj nuk janë prova përgjimet e bëra nga Prokuroria Shqiptare, nuk janë prova informacionet e siguruara nga Shërbimet Inteligjente Shqiptare dhe ato të Agjencive të Huaja të Inteligjencës.

E dini pse është kjo heshtje nga Qeveria Rama, nga ushtarët e bindur të tij?

Sepse janë pikërisht lidhjet e forta të krimit, grupeve të strukturuara kriminale që mbështesin, ushqejnë, drejtojnë dhe komandojnë në këtë vend.

Drejtuesit e Policisë së Shtetit , Ministri Lleshaj janë të pafuqishem për të luftuar krimin, rrjetet e strukturuara kriminale.

Nuk ka asnjë shpjegim që ish Shefi i Komisaritit Dibër, Robert Aga i përfshirë në Dosjen 184, në vjedhjen e votave në Dibër, në kundërshtim me ligjin vazhdon të qëndrojë në radhët e Policisë.

Ligjin e bën i forti.

Janë këto të fortë që ecin si Padrino, jo vetëm në Diber por kudo.

Ka kaluar shumë kohë që Edi Rama hesht, që Ministri Lleshaj megjithë informacionin e mjaftueshem që ka në lidhje me inkriminimin e drejtuesve të Policisë, vazhdon ti mbajë në rradhët e policisë këta drejtues, të përfshirë në veprimtarinë kriminale të mbjelljes dhe trfikimit të lëndëve narkotike.

Vëllaji i tij Pajtim Aga, i ndaluar në vitin 2016 në Lezhë, për përfshirje trafik kokaine, mbrëmë kapet dhe ndalohet në flagrancë në grupin e tregtimit të lendëve narkotike në formë çokollate.

Asnje reagim nga Ministri Lleshaj!!!

Asnje reagim nga Narko-Policia!!!

Kjo është Policia e këtij Narko – Shteti.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura