U kap me kokainë e 12 mijë euro, 35 vjeçarit shqiptar burgoset për 4 vite. Fati nuk ishte me të, pasi policia po…

May 27, 2020 | 18:48
SHPËRNDAJE

Një shpërndarës droge ra në prangat e policisë italiane në Ardea, ndërsa iu gjetën 100 gram kokainë dhe 12 mijë euro. Ky është rezultati i operacionit të kryer nga Guardia di Finanza i Pomezia.

101436_7b1vsun

Policia lokale po kryente kontrollet e zakonshme të territorit për të verifikuar përmbushjen e masave kundër Covid-19, kur vëmendja e tyre u tërhoq nga një person i njohur si përdorues i zakonshëm i drogës, i cili tërhoqi një dozë kokainë tek një person me makinë.

Kërkimi i shtëpisë së shpërndarësit, një shqiptar 35 vjeçar – i lejoi policisë që të gjenin dhe sekuestronin doza kokaine të gatshme për shitje, para, materiale paketimi, lëndë për ‘prerjen’ e kokainës dhe katër celularë.

Tregtari i drogës, i arrestuar dhe dërguar në qelitë e paraburgimit në Velletri, u gjykua me gjykim të drejtpërdrejtë dhe u dënua me 4 vite burg.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura