U kap me automatik dhe lëndë narkotike në banesë/ 40-vjeçari bie në prangat e policisë, ja detajet

Sep 21, 2021 | 9:13
SHPËRNDAJE

Një 40-vjeçar që u kap me armë zjarri dhe lëndë narkotike në banesë ka përfunduar në prangat e Policisë së Korçës.

arm

Gjatë kontrollit policia i sekuestroi një armë zjarri tip automatik me një krëhër me 25 fishekë dhe kanabis sativa.

NJOFTIMI

DVP Korçë

Vihen në pranga 3 shtetas.

Posedonte armë zjarri dhe lëndë narkotike në banesë, vihet në pranga 40-vjeçari.

Sekuestrohet 1 armë zjarri tip automatik me një krëhër me 25 fishekë dhe lëndë e dyshuar narkotike Cannabis Sativa.

Arrestohen edhe 2 shtetas të tjerë që drejtonin mjetin në mënyrë të parregullt.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Korçë, në vijim të punës për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e armëmbajtjes pa leje, prodhimit dhe shitjes së narkotikëve, si rezultat i kontrolleve të shtuara për rritjen e parametrave të sigurisë, në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë policore se një shtetas posedonte armë dhe lëndë narkotike, kanë organizuar shërbimet dhe kanë ushtruar kontroll në banesën e të dyshuarit, në lagjen nr. 6, të qytetit të Korçës.

Forcat e Policisë, gjatë kontrollit në banesën e shtetasit Olsi Emini, kanë gjetur 1 armë zjarri tip automatik me një krëhër me 25 fishekë, si edhe një sasi me lëndë të dyshuar narkotike Cannabis Sativa, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Në përfundim të veprimeve specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Korçë, bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit O. E., 40 vjeç.
————
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Pogradec, bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit S. A., 32 vjeç, banues në fshatin Buçimas, Pogradec, pasi në rrugën “Rinia” në Pogradec, ky shtetas u kap duke drejtuar pa leje drejtimi mjetin motor tip “Lonçin” pa targë dhe gjatë kontrollit fizik iu gjet në xhep një sasi e vogël me lëndë të dyshuar narkotike Cannabis Sativa, e cila iu sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Gjithashtu specialistët e Sektorit për Policinë Rrugore në DVP Korçë, bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit A. H., 30 vjeç, banues në Pogradec, pasi në Pogradec, ky shtetas u kap duke drejtuar në gjendje të dehur, mjetin tip “BMW”.

Materialet në ngarkim të tyre i kaluan Prokurorive së Rretheve Gjyqësore Korçë e Pogradec për veprime të mëtejshme.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura