U kap me 19 kg kanabis, në pranga 22-vjeçari shqiptar në Itali! Lënda narkotike kapte vlerën e 150 mijë eurove

Oct 16, 2021 | 22:19
SHPËRNDAJE

arrestimitalikanabis

Një 22-vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia italiane këtë të shtunë në zonën e Bolzanos.

I riu shqiptar akuzohet për trafik droge pasi në momentin e ndalimit, policia i gjeti dhe i sekuestroi një sasi prej 19 kg hashash.

Sipas mediave italiane, lënda narkotike kapte vlerën e 150 mijë eurove.

Nuk bëhet i ditur identiteti i të riut shqiptar të arrestuar dhe as detaje të tjera rreth operacionit.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura