U kap me 1.5 mln euro drogë/ 24-vjeçari shqiptar del para gjykatës irlandeze, dështon seanca ndaj tij. Ja shkaku i fortë

May 13, 2022 | 19:58
SHPËRNDAJE

Gjyqi ndaj shqiptarit të akuzuar i cili u kap me drogë me vlerë 1.5 milionë euro në Irlandë është për shkak të mungesës së përkthyesit në Gjykatën e Qarkut Naas.shqiptariiiii

Sipas avokatit që përfaqëson shqiptarit Klevist Shehaj do të kërkohet një përkthyes tjetër për klientin e tij.

Ndërsa mësohet se përkthyesi i mëparshëm mungoi për shkak se ishte i sëmurë. 24-vjeçari doli fillimisht të hënën më 9 maj dhe më pas ditën e djeshme, pasi akuzohet se kishte në posedim 420, mijë euro kokainë dhe 1.12 milion euro kanabis të vendosura në disa vende në Newbridge, shkruajnë mediat irlandeze. 

Shqiptari u kap më 7 maj të vitit të kaluar teksa agjentët e antidrogës kapën sasinë e madhe të lëndëve narkotike. Mbi shqiptarin rendojnë dy vepra penale ato të posedimit dhe trafikut të drogës. E gjithë droga e sekuestruar është dërguar në Mjekësinë Ligjore të Irlandës për analiza të mëtejshme.

Ndërkaq, gjykata ka kërkuar një përkthyes të ri për shqiptarin i cili mesa duket nuk e zotëron anglishten për të zhvilluar një proces normal gjyqësor që do të mbahet më 26 maj.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura