U kap duke vjedhur energji, i zbulohet arsenal armësh në banesë

Sep 2, 2015 | 9:14
SHPËRNDAJE

Arrestohet 44-vjecari në Korçë, pasi gjatë kontrollit iu gjet arsenal armesh. Sipas policisë Petro Kallajxhi, u kap duke vjedhur edhe energji elektrike, por pas kontrollit iu zbulua edhe arsenal armesh.

Armet e sekuestruara
Armet e sekuestruara

Pas kontrollit në banesë ku iu sekuestruan 6 armë zjarri, silenciator, armë të ftohta  dhe 500 fishekë, konkretisht:

2 revolvera nagant, 1 e llojit Mauzer, 1 e llojit Zastava, 1 e llojit Brauing, 1 e llojit TT model 54, kalibri 7.62 mm, 1 automatik tip “Kallashnikov” me nr 007002, model 56, kalibri 7.62 mm. 1 silenciator pistolete, 2 armë të ftohta thika gjahu, 500 copë fishekë  të llojeve të ndryshme si dhe disa krëhëra, mbajtës fishekësh, të kalibreve të ndryshme.

Gjithashtu ky shtetas, u kap duke vjedhur energji elektrike, me anë të një kablli elektrik të lidhur në shtyllën, ngjitur me banesën e tij.

Materialet i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Korçë, për veprat penale “Vjedhja e energjisë elektrike ose impulseve telefonike”, “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të ftohta” parashikuar nga nenet 137, 278 e 279  të Kodit Penal.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura