U kap duke sjellë nga Italia rreth 300 mijë euro të fshehura në kamion, Gjykata e Durrësit jep masën e sigurisë për 29 vjeçarin nga Lezha

Nov 15, 2020 | 12:44
SHPËRNDAJE

Gjykata e Durrësit ka lënë në burg të riun nga Lezha, Ferdinant Murikaj, i kap dy net më parë me një sasi prej rreth 30 mijë eurosh në një kamion i ardhur nga Italia.

Ndërkohë, policia ka shpallur në kërkim pronarin e kompanisë që merrej me transportin e mjeteve, shtetasin Erjon Jovani.

Gjithashtu, policia procedoi në gjendje të lirë edhe një 34 vjeçar, të cilit iu gjet shuma prej 11 765 euro.

Gjatë kontrollit të dy kamionëve që vinin nga Italia të ngarkuar me mjete, në njërin prej tyre është gjetur e fshehur sasia e madhe e parave.

Policia e Durrësit dhe Prokuroria e Rrethit kanë nisur hetimet për të mësuar rolin e personave në fjalë dhe lidhjet e tyre me individët që kanë dërguar eurot në Shqipëri. Hetuesit dyshojnë se paratë e sekuestruara janë fituar nga aktivitete të paligjshme të grupeve kriminale në Itali.

LEXO EDHE: 

VIDEO- Sekuestrohen rreth 300 mijë euro të fshehura brenda një kamioni/ Policia jep detaje të operacionit

U kapën me rreth 300 mijë euro, kush është 29 vjeçari i arrestuar dhe pronari i kompanisë që transporton mjete i shpallur në kërkim

 

 “Do të jetë pak e vështirë të zbulohet…”/ Kapja e 300 mijë eurove në Portin e Durrësit, si po futen në Shqipëri paratë e fituara nga sipërmarrjet ilegale

 

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura