U kap duke organizuar ceremoni mortore në kundërshtim me rregullat anti-Covid/ E pëson me gjobë pronarja e biznesit

Feb 26, 2021 | 11:26
SHPËRNDAJE

Policia ka vijuar sot kontrollet për respektimin e masave anti-Covid, duke ndëshkuar me 1 milionë lekë një subjekt në Fiershegan në Lushnjë, pasi u kap duke organizuar një ceremoni mortore në kundërshtim me rregullat.

gjo

“Si rezultat i kontrolleve, në Fiershegan, Lushnjë është evidentuar dhe ndëshkuar me masë administrative 1.000.000 lekë subjekti me pronare  shtetasen F. K., pasi në kundërshtim me Aktin Normativ, u konstatua duke organizuar ceremoni mortore”, thuhet në njoftim.

Njoftimi i plotë

Vijojnë kontrollet nga Policia për parandalimin e përhapjes së COVID-19.

Ndëshkohet me masë administrative 1.000.000 lekë, 1 subjekt në Fiershegan, Lushnjë pasi u konstatua në kundërshtim me Aktin Normativ duke organizuar ceremoni mortore.

Krahas përmbushjes së detyrave funksionale për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë, shërbimet e Komisariatit të Policisë Lushnjë kanë vijuar kontrrollet në terren për të monitoruar zbatimin e masave për parandalimin e përhapjes së COVID-19.

Si rezultat i kontrolleve, në Fiershegan, Lushnjë është evidentuar dhe ndëshkuar me masë administrative 1.000.000 lekë subjekti me pronare  shtetasen F. K., pasi në kundërshtim me Aktin Normativ, u konstatua duke organizuar ceremoni mortore.

Drejtoria Vendore e Policisë Fier, apelon për të gjithë pronarët dhe administratorët që të respektojnë me korrektësi masat anticovid duke bërë të mundur shkëputjen e zinxhirit të infektimit nga virusi dhe fton qytetarët të denoncojnë në Komisariatin Dixhital cilindo administrator apo pronarë lokali që nuk i respekton këto masa kufizuese duke u kthyer në burim rreziku për qytetarët.

 

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura