U kap 863 mijë euro në makinë dhe patentat e Saimir Tahirit, gjykata vendos se kur do jap vendimin

Nov 16, 2017 | 12:50
SHPËRNDAJE

Pas masës së sigurisë “arrest me burg” të dhënë nga Gjykata e Elbasanit për biznesmenin Orest Sota, i cili u kap me 863 mijë euro, avokatët e tij kanë apeluar çështjen në Gjykatën e Apelit në Durrës.

sota

Por deri më tani nuk ka ardhur një vendim nga Apeli i Durrësit, duke penguar rivlerësimin e masës së sigurisë ndaj biznesmenit te Krimet e Rënda.

Mësohet se Prokuroria e Krimeve të Rënda ka kërkuar “arrest me burg” për biznesmenin O.S.

Pas marrjes së vendimit nga Apeli i Durrësit, pritet që rivlerësimi i masës së sigurisë të bëhet më 20 nëntor.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura