“U’ jam Arbëresh”, një ditë pas prezantimit të forumit Meta ju përshëndet me këtë foto: Me zonjën De Rada

Oct 11, 2019 | 8:17
SHPËRNDAJE

Presidenti i vendit, Ilir Meta, nje dite pas ceremonise per krijimin e Forumit “U’ jam Arbëresh”, ka ndare sot me miqte e tij ne Facebook nje foto me zonjen De Rada.

“I lumtur të takoja dje edhe zonjën De Rada në Forumin “U’ jam Arbëresh”, shkruan Meta, teksa poston kete foto qe shihni me poshte. meta de rada

Dje Meta së bashku me personalitete të shquara shqiptare dhe arbëreshe, të historisë, artit e kulturës, por edhe të politikës, prezantuan krijimin e Forumit “U’ jam Arbëresh”.

“Kjo nismë tepër e rëndësishme, ka për qëllim të evidentojë, ruajë dhe promovojë identitetin tonë kombëtar, trashëgiminë kulturore arbëreshe: gjuhën, traditat, folklorin dhe ritet fetare, këtë pasuri të çmuar, të lashtë dhe unike edhe të trashëgimisë kulturore europiane dhe botërore, që na bën krenarë dhe që duhet ta mbrojmë e ta promovojmë më së miri”- theksoi Meta.

Sipas tij, themelimi i Forumit “U’ jam Arbëresh” është i një rëndësie të veçantë kombëtare për vetë kontributin e jashtëzakonshëm që arbëreshët kanë dhënë në shekuj për mbijetesën e kombit tonë dhe afirmimin e tij europian.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura