“U infektuam e gjithë familja”- Andrea Bocelli zbulon betejën me koronavirusin dhe dhuron plazmën për kërkime për COVID-19

May 26, 2020 | 15:04
SHPËRNDAJE

Andrea Bocelli ka folur për herë të parë për betejën e tij me koronavirusin.

Tenori i famshëm italian foli për gazetarët nga një spital në Pizë dhe tha: “Unë kisha koronavirus.”

Dhe zbuloi se ka dhuruar plazmën për kërkime. Ai tregoi se kishte zbuluar që ishte me COVID-19 më 10 mars, duke theksuar se nuk kishte ndonjë simptomë të rëndë, përveç temperaturës së lartë.

Bocelli tha se gjithashtu gruaja e tij dhe fëmijët u infektuan me koronavirus por tani janë të gjithë mirë.

Gjithashtu bashkëshortja e tij dhuroi plazmën për kërkime.

Bocelli, një nga interpretuesit më të mëdhenj të muzikës klasike në botë, dhuroi gjak në Spitalin Cisanello, afër rezidencës Tuscan, ku jeton me familjen e tij.

Plazma e gjakut do të përdoret për hulumtime për të zhvilluar trajtime për infeksionin vdekjeprurës.

Gjatë periudhës së gjatë të izolimit në Itali, Bocelli iu bashkua artistëve të tjerë në maratona muzikore në të gjithë botën për të mbledhur fonde për më të goditurit nga pandemia dhe për kërkimet për një vaksinë.

/Panoramaplus.al

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura