U infektua nga koronavirusi në spital, humb jetën një tjetër mjek (Emri)

Feb 19, 2021 | 17:36
SHPËRNDAJE

 

Një tjetër mjek ka humbur jetën nga koronavirusi. Bëhet fjalë për mjekun e spitalit të Gramshit, Nazmi Xhaferi, i cili ka humbur jetën gjatë ditës së sotme teksa ishte i shtruar në spital. 

64512e948db644d19824a1ef86bffd18

Nëpërmjet një reagimi, kolegët e tij kanë shprehur ngushëllimet, duke mos lënë pa përmendur sakrificat  dhe kontributet e dhëna në çdo situatë të vështirë.

“Me hidherim te thelle njoftojme humbjen e jetes se nje prej punonjesve shembullor te Spitalit Gramsh, Z. Nazmi Xhaferri, si pasoje e infektimit me virusin COVID-19 ne krye te detyres.

I ndjeri u be heroi i pare ( me shpresën edhe i fundit) i personelit te Spitalit Gramsh, te cilet me vetmohim kane qe nga fillimi i kesaj lufte qe jane gadishmeri çdo dite perballe kesaj pandemie. Familjaret, koleget dhe dashamiresit percjellin sot nje njeri me shume vlera dhe kontribut ne shoqerine tone duke mos i harruar sakrificat, punen dhe miresine qe ka percjell midis tyre.

Le te sherbeje kjo ndodhi si vepra e fundit e tij si punonjes i shendetesise duke ju drejtuar qytetareve qe te tregojne kujdesin e nevojshem per te shmangur infektimin nga COVID-19 pasi pasojat jane te paimagjinueshme.”, thuhet në reagimin e kolegëve.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura