U infektua në azilin e pleqve, gruaja 104 vjeçare fiton betejën me koronavirusin

| 14:51
SHPËRNDAJE

Një grua 104 vjeçare ka fituar betejën me koronavirusin. Ajo konsiderohet si nga të mbijetuarat më të moshuara të kësaj pandemie në botë.

Ada Zanusso ka lindur në vitin 1916 dhe jeton në një azil plesh në Lessona, në zonën Biella.

Ajo filloi të ndihej keq në fillim të marsit dhe shfaqi simptoma si temperaturë e lartë dhe të vjella.

“Nuk isha në gjendje ta shikoja sepse vizitat ishin të ndaluara për shkak të koronavirusit, por flisja çdo ditë në telefon. Dyshova menjëherë se ishte koronavirus për shkak se kishte disa të infektuar në azil,”- tha djali i saj.

Më 17 mars, e moshuara bëri testin dhe disa ditë më vonë erdhi rezultati: Ishte pozitive.

Por Ada arriti që ta mposhtë virusin vdekjeprurës.

“Tani del nga shtrati dhe ulet në karrike. Nuk ka humbur aftësitë dhe inteligjencën e saj. Shërimi i saj ishte gëzim i madh dhe shpërblim për të gjithë ata që janë kujdesur për atë në këto ditë të vështira,”- tha Carla Furno Marchese nga shtëpia e të moshuarve.

Te lidhura



Subscribe

      
             

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Panorama" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI PANORAMA ONLINE: https://facebook.com/groups/panoramaonline/

 

S'KA KOMENTE

Comments are closed.