U infektua me koronavirus, infermierja humb betejën me sëmundjen tre ditë para se të dilte në pension

Apr 29, 2020 | 13:50
SHPËRNDAJE

Një infermiere ka humbur jetën pasi u infektua me koronavirus vetëm tre ditë para se të dilte në pension.

Janice Glassey, 66 vjeçe nga Widnes, Cheshire u nda nga jeta të premten.

“Ne jemi të shkatërruar. Mami ishte plotësisht e shëndetshme,”- tha vajza e saj Kerri, e cila udhëtoi nga Londra drejt Widnes për të qenë me nënën e saj kur iu shfaqën shenjat e koronavirusit.

Janice fillimisht u trajtua në Spitalin Whiston, në Merseyside, ku kaloi një javë në ventilator, përpara se të transferohej në Liverpool Heart and Chest Hospital, ku luftoi me virusin për rreth dy javë.

“Ne jemi shumë të trishtuar të raportojmë vdekjen e koleges sonë Janice Glassey,”- tha Bridgewater Community Healthcare NHS Foundation Trust.

/Panoramaplus.al

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura