U hodh nga kati i 6-të së bashku me gruan, çfarë shkruante në Facebook aktori shqiptar përpara ngjarjes: Më është bërë një kurth i madh, janë të përfshirë…

Aug 8, 2022 | 7:00
SHPËRNDAJE

Në rrjete sociale është publikuar një postim i aktorit Florind Belliu, i cili u hodh të premten mbrëma nga kati i gjashtë i një ndërtese në New York, së bashku me bashkëshorten e tij 28-vjeçare.

florindbelliu

Të dy të rinjtë gjetën vdekjen e menjëhershme ndërkohë që lanë pas dy fëmijë të mitur, 2 dhe 6-vjeç.

Në mesazhin e publikuar, aktori flet për një kurth që i është bërë atij dhe në të cilin  janë përfshirë shumë persona të tjerë, por pa dhënë detaje për çfarë bëhet fjalë. Nuk dihet ende nëse 35-vjeçari është vetëhedhur së bashku me gruan nga banesa ku banonte në Bronx, apo kemi të bëjmë me një vrasje.

mesazhi“Do kisha shumë dëshirë të vazhdoja të bëja meme, por nuk mundëm më!

Po e shkruaj këtë përpara se të më detyrojnë të them gjëra që nuk janë dhe nuk i kam bërë. Më është bërë një kurth shumë i madh dhe i shtrirë në kohë shumë të gjatë. Janë përfshirë shumë njerëz prandaj nuk ia vlen të përmend emra.

Për dy çunat e mi Schëibe dhe Raya.

Kurrë në jetën time nuk kam shkelur asnjë ligj. As kam bërë ndonjë shkelje. Kam menduar se të flasësh dhe të thuash çfarë të duash është e drejta hyjnore. Përpara se të më detyrojnë me forma nga më të ndryshmet. Babi ju do shumë.

Mi kanë kthyer të gjithë kundër. Me forma nga më të ndryshmet, secilin me arsyet e veta. Jam vetëm, vetëm fare nuk kam as njeri. Nuk kam si e nxjerr të vërtetën. Jam i pafuqishëm. Nuk gjej as avokat dhe as gazetar ta bëj publike. Më vjen keq. Kam vetëm Allahun. Ai më mjafton”, ka shkruar ai.

slorind belliu 2 florind belliu florinf belliu

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura