U hodh në pishinë dhe doli mbi ujë i pajetë, zbulohet identiteti i 40 vjeçarit shqiptar (Emri-Foto)

Aug 10, 2020 | 20:55
SHPËRNDAJE

Ai u hodh në pishinën e hotelit dhe vdiq menjëherë më pas, mbase goditi kokën në dysheme.

edmond-2 (1)

Tragjedia për 40 vjeçarin shqiptar ndodhi natën midis të shtunës dhe të dielës në Lido Savio, në Ravenna.

Mediat italiane shkruajnë se ai është Edmond Vistaraj, i martuar, baba i dy fëmijëve, banues në Carugate. Hipoteza kryesore për shkakun e vdekjes është një dëmtim i kokës.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 11:00 të së shtunës në mbrëmje në pishinën e një hoteli rezidencial. Sipas informacioneve fillestare, i ndjeri ishte me miqtë që festonin pranë pishinës, kur u hodh në ujë. Pak momente më vonë, dali pa vetëdije mbi ujë, duke u shpallur i vdekur në vendin e ngjarjes nga emergjenca.

Ishte me miqtë duke festuar/ 40 vjeçari shqiptar gjen vdekjen e menjëhershme pasi hidhet në pishinë. Dyshohet se…

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura