‘U habitëm me krushqinë e Mehmetit’, rrëfimi i Nexhmije Hoxhës: Ç’ndodhi pasi uruam çiftin e ri, takimet e gjata me Enverin. Ai pranoi se…

| 12:22
SHPËRNDAJE

“Si e bëri këtë Mehmeti?! Si nuk pyeti njeri?! As mua nuk më njoftoi drejtpërdrejt”.auto_Enver_and_Nexhmije_Hoxha_in_home_library1504022399

Enver Hoxha ishte shqetësuar shumë për fejesën e djalit të Mehmet Shehut me vajzën e Qazim Turdiut. Kështu shprehet Nexhmije Hoxha në librin e saj “Përjetime dhe meditime në jetën time politike”.

Siç shprehet ajo, ishte e habitshme se si Mehmeti, një nga zbatuesit më të ashpër të luftës së klasave, të mund të shkelte devizën e tij dhe të bënte krushqi pikërisht me një familje, që sipas saj, numëronte kriminelë lufte e të arratisur. Madje, ky akt i Mehmetit ishte i pakuptueshëm jo vetëm për gjithë shokët e Byrosë Politike, por edhe për të gjithë Tiranën, që sipas saj ziente nga bisedat mbi këtë çështje, ndërkohë që çifti numër një në Shqipëri, Enver e Nexhmije Hoxha, kishin qenë tërësisht në errësirë kundrejt veprimit të Mehmetit.mehmet-shehu-me-familjen-

Ja si shprehet Nexhmije Hoxha në librin e saj:

“Në shtator 1981, Mehmet Shehu bëri fejesën e djalit të tij, Skënderit, ngjarje kjo që do të shkaktonte një krizë të re në marrëdhëniet midis Enverit dhe Mehmetit. Për këtë fejesë ne mësuam nga djali ynë, Iliri, kur u kthyem nga Pogradeci. Ai na tha se atë dhe Teutën i kishin ftuar në shtëpinë e Mehmetit dhe ata kishin shkuar për urim. Iliri na tregoi se djali i Mehmetit qe fejuar me vajzën e një profesori në Universitetin e Tiranës. Të nesërmen, Enveri dhe unë shkuam dhe uruam Mehmetin dhe Fiqiretin, si dhe çiftin e ri e më pas dëgjuam se në Tiranë po ziente lajmi i kësaj fejese, se krushqia që kishte bërë familja Shehu kishte habitur opinionin publik dhe është bërë objekt muhabeti e diskutimi në takime, në rrugë, në kafene etj.

Enver Hoxha dhe Mehmet Shehu
Enver Hoxha dhe Mehmet Shehu

Shumëkush çuditej për këtë krushqi, pasi për këdo ishin të njohura qëndrimet e rrepta të Mehmetit në zhvillimin e luftës së klasave, aktet e tij luftarake kundër pushtuesve të vendit gjatë Luftës Nacionalçlirimtare, si dhe më vonë kundër armiqve të jashtëm. Kush nuk e njihte sloganin e tij: “Shqipëria në gojë të ujkut!” Prandaj, të gjithë pyesnin: “Si është e mundur ta ketë bërë këtë fejesë Mehmet Shehu?!” Këto pyetje bëheshin ngaqë vajza nga ana e nënës i përkiste familjes së Pipajve të Shkodrës, në mesin e së cilës kishte edhe kriminelë të luftës, të burgosur ose të arratisur. Ndër ta ishte edhe Arshi Pipa, i cili nga SHBA nuk pushoi së përdoruri penën e tij të helmatisur kundër pushtetit popullor dhe socializmit në Shqipëri.

Të gjitha këto që dëgjoi, e shqetësuan shumë Enverin. Herë pas here, ai bënte pyetjen: “Si e bëri këtë Mehmeti?! Si nuk pyeti njeri?! As mua nuk më njoftoi drejtpërdrejt. Bëri sikur nuk e dinte rrethin familjar të vajzës dhe nuk më njoftoi. As kur erdhi vetë në Pogradec dhe na takoi, nuk na tha gjë, por na foli mbi një libër që po bënte mbi imperializmin”. Enveri vazhdonte t’i bënte vetes pyetjen: “Pse e bëri këtë fejesë, kur ai kishte qenë për shumë vjet ministër i Brendshëm dhe duhej ta njihte mirë veprimtarinë armiqësore të Arshi Pipës dhe rrethit të tij?”silva

Duke menduar se çështja e fejesës duhej sqaruar dhe mbyllur sa më parë, Enveri dha porosi atë natë që Mehmeti të kthehej nga Korça, ku kishte shkuar për Konferencën e Partisë së rrethit që të bisedonte me të. Të nesërmen, Mehmeti u kthye nga Korça dhe erdhi në takim në shtëpinë tonë. U takua dhe bisedoi me Enverin tri-katër pasdite me radhë. Qenë takime të gjata dhe unë kam qenë e pranishme në to. Enveri në fillim u përpoq shumë ta ndihmonte Mehmetin, që t’i thoshte Partisë se çfarë e çoi në këtë vendim, duke i theksuar se akti që ai kishte kryer nuk mund të shpjegohej me sentimentalizmin e një babai.

Ai i kërkoi Mehmetit të shpjegonte sesi arriti ta merrte këtë vendim. Në takimin e parë Mehmeti e pranoi, ndonëse me gjysmë zëri, se kishte bërë gabim të madh dhe iku mjaft i mërzitur dhe i shqetësuar. Më pas, ai premtoi se do ta prishte fejesën porsa të kthehej djali nga Stokholmi. Por ai vazhdonte me versionin e tij, duke insistuar se nuk pa tej babait të vajzës, Qazim Turdiut, që ishte pedagog në Universitetin e Tiranës (pavarësisht se edhe ky kishte qenë pranë Ballit Kombëtar) dhe se vajza e tij njihej për sjellje të mira. Mehmeti pas çdo takimi me Enverin ikte i mërzitur. Një herë kur po e përcillja, duke zbritur shkallët, ai më tha: “Ja, edhe Ladi po më lë”.

E kishte fjalën për djalin e madh, Vladimirin, i cili po meremetonte një apartament, diku afër të ashtuquajturit Bllok, pasi do të largohej nga shtëpia e re dhe e madhe e Mehmetit, vila 30, ngaqë gruaja e Ladit, vajza e gjeneral Shytit, donte që prindërit, të afërmit, shoqet e saj t’i vinin lirisht për vizita dhe jo vetëm me raste festash e ditëlindjesh. Ia thashë këtë Enverit dhe ai, të nesërmen në mëngjes, thirri në zyrën e tij Vladimirin dhe i foli me butësi. Duke i kërkuar të mos largohej nga shtëpia, i tha: “Ti Ladi, si djali i madh i tij, qëndroji afër dhe ndihmoje, se Mehmeti po kalon çaste të vështira…”/ Panorama.al

Te lidhura

Subscribe

      
             

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Panorama" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI PANORAMA ONLINE: https://facebook.com/groups/panoramaonline/

2 KOMENTET

  1. Kopeja e Enver Hohes iahte prodhim i injorances te pamateshme shqipetare,prodhim i imoralitetit me te ndyre shqipetar,prodhim i hajduterise shqipetare dhe prodhim i fashizmit shqipetar mbi 100 vjecar

Comments are closed.