U godit rëndë nga tërmeti tragjik, iniciativa frymëzuese e sportistes Deborah Keçi për qytetin e Durrësit. Çfarë ndodh më 23 shkurt

Jan 20, 2020 | 15:24
SHPËRNDAJE

Një vrapim sensibilizues, si shpresë për të rikthyer gjallërinë në qytet. Është kjo iniciativa e veçantë, e pagëzuar me emrin ‘Një hap për Durrësin’, e ndërmarrë nga sportistja, Deborah Keçi e cila fton këdo që kërkon t’i bashkohet kauzës së përbashkët për një ditë ndryshe në Durrës, qytet i cili u godit rëndë nga tërmeti i 26 nëntorit.

“Një hap për Durrësin”, nuk është konceptuar si një garë e mirëfilltë sportive, por një vaprim sensibilizues, i cili synon të mbledhë më 23 shkurt në sheshin “Liria” në Durrës, të gjithë ata persona që do t’i bashkohen kauzës së përbashkët.

“Ndonëse në një situatë të pakëndshme jam shumë e lumtur të jap ndihmesën time modeste për qytetin tim të dashur Durrësin, duke besuar tek forca e Sportit për t’i bërë njerzit bashkë. E bëj me shumë dashuri,sepse për herë të parë në ciklin e një shkolle 8 vjecare të ketij qyteti mësova cdo të thotë bamirësi dhe konkretisht si t’i ndihmojmë njerëzit në nevojë. Përkushtimi im dhe i shokëve të mi ishte maksimal, deri në momentin e dorëzimit të atyre qeseve të rënda për duart tona të vogla. Ka shumë gjëra që ti qyteti im më ke dhuruar mua dhe qytetarëve të tu: ajrin e pastër, kaltërsinë e detit, perëndimin më të bukur në botë…Të dua Durrësi im!” – shkruan sportisja përmes një statusi në facebook, ndërsa thekson se më shumë se çdo here tjetër ka shumë pak rëndësi nëse ecën apo vrapon, nëse arrin i pari apo i fundit, për sa kohë bëhemi bashkë dhe hedhim një hap përpara.

WhatsApp-Image-2020-01-20-at-3.11.47-PM

Organizatorët kanë krijuar edhe një faqe online, (http://njehapperdurresin.com/) ku të gjithë ata që do t’i bashkohen kauzës mund të regjistrohen, duke blerë bluzën simbol të këtij eventi, me logon “Një hap për Durrësin”, ndërsa të ardhurat e mbledhura nga ky event sportiv, do të shkojnë për rregullimin e shkollës 9-vjecare Njazi Mastori, Sukth. Të ndihmojmë për t’i mbledhur përsëri këta nxënës bashkë, në një strehë të sigurtë, në shkollën e tyre të dashur, ku me zemrën e ngrohtë dhe sytë që qeshin të vazhdojnë ciklin e tyre mësimor normalisht sepse energjia dhe ritmii jetës fillojnë pikërisht aty ,në bankat e shkollës.

WhatsApp-Image-2020-01-20-at-3.11.47-PM-1

Vrapimi sensibilizues do të ketë një itinerar prej 5 km dhe do të mbahet më 23 shkurt, ora 10:00, në sheshin “Liria” pranë bashkisë në Durrës.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura