U gjet i plagosur me armë në anë të rrugës, 45-vjeçari me precedentë të mëparshëm penal: Në 2017 tentoi të vriste dy vëllezër pas sherrit për një femër

Aug 13, 2022 | 21:26
SHPËRNDAJE

Admir Bejo, 45-vjeç, u gjet mbrëmjen e sotme i plagosur me armë zjarri në anë të rrugës në qytetin e Kuçovës. 45-vjeçari nuk është një emër i panjohur për Policinë e Shtetit pasi në vitin 2007 ai rezulton i përfshirë në një tentativë vrasje.

policia-naten

Së bashku me vëllain e vet ata tentuan të vrasin asokohe vëllezërit Ardian dhe Saimir Kundja, 25 dhe 27-vjeç të cilët i qëlluan me 8 plumba pistolete tip “Berete”.

Sipas News 24 vëllezërit Ilia Bejo, atëherë 23-vjeç dhe Admir Bejo, 30-vjeç, u larguan me shpejtësi nga vendngjarja, me një automjet tip “Ford Fiesta” me targa TR 79 88 N, duke menduar se i kishin eliminuar shënjestrat.

Konflikti i vitit 2007 dyshohet të ketë nisur për shkak të një femre me të cilën ilia Bejo bashkëjetonte prej një viti.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura