U gjet e vdekur nga e bija 12 vjeçarja, vrasja e gruas hetohet pas 50 vjetësh përballë “murit të heshtjes” së ushtarëve

Feb 24, 2021 | 23:19
SHPËRNDAJE

 

Një ish-ushtar i ka thënë një hetimi se nuk mund të kujtojë “asgjë të pazakontë” në lidhje me një operacion ushtarak natën që një grua u qëllua për vdekje në kopshtin e pasmë të shtëpisë së saj.

_117182601_kathleenthompson

Kathleen Thompson, 47 vjeç u vra gjatë një sulmi ushtarak në Londonderry në 1971. Një ushtar, i identifikuar si Ushtari D, besohet se e qëlloi fatalisht. Një tjetër ish-ushtar i tha hetimit të mërkurën se ai e mbante mend operacionin si rutinë.

Ai tha se ishte pjesë e operacionit dhe se “asgjë e pazakontë” nuk ndodhi. Ish-ushtari shtoi se nuk mund të kujtojë të shtëna ose shqetësime natën kur zonja Thompson u vra.

‘Muri i heshtjes’

Një avokat për familjen Thompson sugjeroi se duket se ekzistonte një “mur heshtjeje” nga veteranët ushtarakë në lidhje me sigurimin e emrave të dy dëshmitarëve potencialisht të rëndësishëm – Ushtarit A dhe Ushtarit B. Ajo pyeti nëse kishte ndonjë vendim të qëllimshëm nga ish-ushtarë të tjerë për të mos dhënë emrat e tyre në hetim.

Dëshmitari u përgjigj: “Po përpiqem të jem sa më i dobishëm“. Trupi i Kathleen Thompson u gjet nga vajza e saj 12 vjeçare. Një hetim në 1972 për vdekjen e zonjës Thompson ktheu një vendim të hapur.

Prokurori i përgjithshëm urdhëroi një hetim të ri në 2013. Hetimi filloi në 2018 por u shty për të marrë më shumë kohë për të gjurmuar tre ushtarë dhe rifilloi në fillim të këtij muaji.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura