U fut në karantinë bashkë me stafin, kryeministri izraelit merr përgjigjen e tamponit dhe ndan lajmin në rrjetet sociale

Mar 30, 2020 | 20:16
SHPËRNDAJE

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu ka rezultuar negativ në testin për koronavirusin.

522a052d-0b17-4ffe-b9a5-db37a560f58a_w1023_r1_s

Lajmin e bën me dije BBC, e cila shkruan se kryeministri izraelit ka raportuar përgjigjen e marrë me një deklaratë në rrjetin social Twitter.

Më parë, u raportua se Netanyahu dhe anëtarët e stafit të tij ishin vendosur në vetëizolim, në pritje të rezultateve të testeve për koronavirusin.

Një deklaratë e kryeministrisë thoshte se kryeministri izraelit nuk kishte qenë në të njëjtin mjedis me të infektuarin që prej dy javësh dhe se karantina nuk është e nevojshme. Megjithatë, kryeministri dhe stafi i tij i afërt vendosën të vetëizolohen derisa të përfundojë një “hetim epidemiologjik”.

Ndihmësi u identifikua me emrin Rivka Paluc. Sipas mediave izraelite, ai ishte takuar me kryeministrin të enjten.

Izraeli ka konfirmuar 4347 raste të infektuarish me koronavirusin, sipas të dhënave të publikuara të hënën nga Universiteti Johns Hopkins.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura