U fol për arrestimin e tij, Albin Kurti shkon në Norvegji tek gruaja

Oct 9, 2015 | 18:16
SHPËRNDAJE

Lideri i VV-së, Albin Kurti, pasi ka hedhur gazin lotsjellës në sallën e Kuvendit të Kosovës, duke i bërë për spital disa deputete të Kuvendit, është nisur drejt Skandinavisë.

Gazeta Express merr vesh se Kurti ka udhëtuar drejt Oslos nga Aeroporti i Shkupit. Siç dihet, ai është i martuar me një norvegjeze me të cilën ka edhe një vajzë.

kurti-pas-hedh-gazin-lotsjell-euml-s-shkon-n-euml-norvegji_hd

Po ashtu, Policia e Kosovës ka konfirmuar sot për Express se në bashkëpunim me Prokurorinë kompetente kanë kryer hetimet për verifikimin e mjetit të dyshuar, ndërsa pritet që në vijim të ndërmarrin veprimet e mëtutjeshme në bazë të vendimit të prokurorit kompetent.

Kurti është parë duke hedhur gazin lotsjellës, ndërkohë që kjo përbën vepër penale për të cilën parashihet gjashtë muaj deri në pesë vite burg.

Pritet arrestimi i Albin Kurtit?

Burime të Gazetës Express bëjnë të ditur se Policia e Kosovës pritet të arrestojë deputetin e VV’së Albin Kurtin. Arrestimi i ish-kreut të VV’së ka të bëje me veprimin e tij të fundit, një ditë më parë në Kuvend, ku Kurti gjuajti gaz lotsjellës në sallë.

albin-kurti
“Sa i përket rrethanave dhe situatës së krijuar në sallën e Kuvendit të RKS-se, ku është hedhur mjeti i dyshuar, Policia e Kosovës pas përfundimit të seancës në konsultim dhe koordinim me prokurorin kompetent dhe zyrtarët kompetent të Kuvendit të Kosovës, ka ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme ligjore për hetimin dhe verifikimin e mjetit të dyshuar dhe te gjitha veprimet e mëtutjeshme do të ndërmerren ne baze te vendimit te prokurorit kompetent”, ka thënë për Express, zëdhënësi i PK’së, Baki Kelani.

Ky veprim i tij, dërgoi me urgjencë për trajtim mjekësor dy deputetët e PDK’së, Flora Brovina dhe Blerta Deliun.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura