Prokuroria: Ermal Hoxha u filmua në laboratorin e drogës

Jan 16, 2015 | 9:24
SHPËRNDAJE

PAMJE NGA LABORATORI I PRODHIMIT TË KOKAINES NË XIBRAKE
TE ELBASANIT (MAJTAS) ERMAL HOXHA, I ARRESTUAR NGA POLICIA

Nipi i Enver Hoxhës është arrestuar pasi më parë është filmuar nga agjentët e policisë në laboratorin e drogës në Xibrakë të Elbasanit.

Burime nga uniformat blu bëjnë të ditur se Ermal Hoxha ka vizituar vendin ku përpunohej pluhuri i bardhë dhe kjo e ka implikuar.

Në shtëpinë e vjehrrit në Durrës, është gjendur edhe automjeti i tij tip “Volvo” me ngjyrë blu, e cili iu nënshtrua një kontrolli të imtë- sishëm nga ana e specialistëve të antidrogës.

Por, prej këtij kontrolli nuk rezultoi asgjë e dyshimtë.
Pak orë më vonë, Policia e Durrësit njoftoi zyrtarisht se kishte bërë arrestimin e Hoxhës për llogari të Prokurorisë së Krimeve të Rënda në Tiranë, për veprën penale të trafikut të drogës.

Lajmin e plote e lexoni sot ne “Panorama” print 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura