U fejua me ish-të dashurën e tij, shqiptari kërcënon me jetë italianin

Apr 27, 2016 | 19:14
SHPËRNDAJE

I vuri zjarrin shtëpisë së rivalit në dashuri dhe më pas e kërcënoi atë me vdekje. Ngjarja ka ndodhur natën e 22 dhe 23 prillit në Pesaro, Itali, por policia sot ka bërë të ditur rezultatin e operacionit.
13115365_1110552748967886_406508595_n-2

Ngjarja nisi pas një denoncimi për zjarrvënie. Pasi policia mbërriti në vendngjarje gjeti një çift duke u konfliktuar me ish-të dashurin e vajzës.

Dy rivalët në dashuri, një italian dhe një shqiptar dhe vajza italiane kanë debatuar ashpër.

Shqiptari fillimisht i ka vënë zjarrin shtëpisë ku ndodhej ish-e dashura e tij duke hedhur nga dritarja bombë molotov.

Por më pas pavarësisht prezencës së policisë, kanë nisur kërcënimet me jetë ndaj italianit që ishte fejuar me ish-të dashurën e tij.

Policia ka arrestuar Gëzim Hutin, 37 vjeç dhe Jetmir Veliaj, 21 vjeç si dhe italianin Francesco Giovannielli, 32 vjeç por pa bërë të ditur rolin specifik të tyre në ngjarje.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura