U emërua kryetarja e PS në Tiranë, Gjylameti ka një mesazh për Tahirin

Nov 1, 2017 | 9:01
SHPËRNDAJE

Deputetja Blerina Gjylameti u mandatua nga Kryesia e Partisë Socialiste si drejtuesja e kësaj force politike për Tiranë.

Dhënien e kësaj detyre ajo e ka quajtur një përgjegjësi të jashtëzakonshme që kërkon 2 fish energji.

Në një postim në “facebook” Blerina Gjylameti falënderon kryetarin Edi Rama që i besoi këtë post të rëndësishëm dhe paraardhesin ne detyre Saimir Tahirit, per te cilin ka edhe nje urim. 23031167_1265015440270404_6499240395027231450_n

Postimi i plotë:

Përtej kënaqësisë dhe vlerësimit ndiej përgjegjësinë e jashtëzakonshme që mu ngarkua sot nga Kryesia e Partisë Socialiste dhe Kryetari z. Edi Rama për drejtimin e degës së PS-së Tiranë. Detyra kërkon dyfish energji, së pari për të ndjekur hapin e shpejtë të socialisitëve të palodhur e të përkushtuar të Tiranës , e duke vijuar më pas me detyrimin moral për t’ju përgjigjur bashkëqeverisjes me njerëzit.

Falenderoj parardhësin e kësaj detyre , Saimir Tahirin për vullnetin e spikatur dhe frymën e palodhur të bashkëpunimit në këtë detyrë të cilit i uroj sa më shpejt fitoren në luftën e tij për të vërtetën.

Përveç falenderimit për besimin ndaj Kryetarit të Partisë Socialiste të Shqipërisë dhe njëkohësisht Kryeministrit Edi Rama, kolegëve dhe gjithë socialistëve të mbarë Tiranës, ndjej detyrimin t’ju përkushtohem në përmbushjen e objektivave dhe të gjithë së bashku të punojmë për projektin e madh të Shqiperisë që duam.

#Cdogjeështëemundurnësejemibashkë!

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura