U eliminuan nga EURO 2020, De Bryjne: Luajta me tërheqje, u zhgënjyem

Jul 3, 2021 | 10:45
SHPËRNDAJE

Kevin de Bryjne ishte në dyshim nëse do të luante apo jo ndaj Italisë. Mesfushori belg ia doli të ishte në fushë edhe pse pas ndeshjes pranoi se kishte luajtur me një tërheqje të ligamentit, duke pasur edhe një rast shënimi në pjesën e parë. Por, ai u ndal nga Donaruma që bëri një pritje spektakolare.

DE BRYJNE VERRATI

“Për mua kanë qenë pesë javë të çuditshme. Dua të falënderoj stafin mjekësor që më ka qëndruar pranë. Ishte një mrekulli që isha në fushë.

Ndeshja? Bëmë gjithçka për ta fituar, por në fund nuk ia dolëm. Italianët zotëruan më shumë topin dhe fituan më shumë terren.

Na vjen keq që turneu përfundoi kështu. Eliminimi është gjithmonë zhgënjyes për ne, por ky është futbolli”, tha mesfushori belg pas humbjes 2-1 ndaj Italisë dje në mbrëmje.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura