U ekzekutua me dy plumba në kokë dhe gjoks, zbardhet identiteti i shqiptarit të vrarë në Romë

Jan 26, 2020 | 13:04
SHPËRNDAJE

Shqiptari i ekzekutuar me dy plumba në Romë të Italisë është identifikuar si Gentian Kasa.

5007413_pckg_510157999779606003-20200126 (1)

45 vjeçari me origjinë shqiptare u qëllua për vdekje të shtunën në mbrëmje në Romë në rrethin Nuovo Salario-Fidene.

Ndaj tij u organizua një atentat sapo doli nga shtëpia për t’u rikthyer në qelitë e burgut.

Dy plumba e kapën atë në pjesën e kokës dhe gjoksit duke e vrarë menjëherë.

Veprat penale për të cilat Gentian Kasa ishte gjykuar kanë të bëjnë me trafikun e drogës, vjedhjet dhe pranimin e mallrave të vjedhura, shkruan “La Repubblica”.

Ai ishte arrestuar si në vitin 2011 për drogë po në Romë dhe në 2014 në Ankona.

/S.Ll/Panorama/

 

Romë/ 45 vjeçari shqiptar ekzekutohet me dy plumba sapo del nga shtëpia për t’u rikthyer në….

Të tjera detaje nga ekzekutimi gjakftohtë i shqiptarit në Romë. I pari e pikasi mes britmash vëllai i vogël

“Vrasje e stilit mafioz”/ Si u krye ekzekutimi i shqiptarit mbrëmë në Romë. Vrasësit ishin në dijeni të…

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura