“U duk si karamele!”- Pas vendimit të Ramës, pronarët e bizneseve protestojnë sërish në “Lungomare”: Ja dy kërkesat tona kryesore

Jul 19, 2021 | 22:20
SHPËRNDAJE

Zgjatja me një orë e fashës së orarit për lejimin e muzikës, duket se nuk e ka shuar protestën e bizneseve në zonën e “Lungomares”.

Pronarë dhe administratorë të bar-eve kanë protestuar sërish sot, me qirinj në duar, duke kërkuar zgjatjen e orës së lejimit të muzikës deri në 24:00, si dhe heqjen e gardhit policor nga bizneset e tyre, raporton korrespondenti i Panorama.al.

Ashtu siç ju kemi paralajmëruar, këtu është kulmi i protestës tonë. Ne kemi paralajmëruar një protestë, mbyllje totale të bizneseve përgjatë Lungomares për 24 orë. Jemi mbledhur këtu që të gjithë, në një zë unanim, që të përcjellim mesazhin që këtë çështje e kemi problematikë serioze.

Është si punë e armëve kimike që u mblodhën të gjithë pa asnjë lidhje politike. Të hiqet gardhi policor, shiko sa lezet ka sot, ka turizëm. Përveç gardhit policor, është fasha e orarit, të paktën të kalojë deri në orën 02:00. Ora muzikore, ne na u duk sikur na i dha si karamele orën për muzikën deri në 23:00, por faleminderit edhe për atë. Kërkojmë që deri në orën 24:00, brenda rregullave dhe pa ndotje akustike, ne të kemi një sfond muzikor”, u shpreh një pronar lokali në një prononcim për mediat.

“Mos na prekni klientët”, “Rroga e administratës paguhet nga Taksat Tona për të na shërbyer dhe jo e kundërta!”, janë disa nga sloganet e protestës të shpalosura në afërsi të bizneseve.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura