Këngëtarja e famshme Duffy zbuloi se është droguar dhe përdhunuar pasi u mbajt rob nga një burrë.
Fituesja e Grammy shkroi në Instagram se iu desh kohë të shërohej nga trauma e kaluar.
“Kjo është e vërteta dhe ju lutem më besoni se tani jam në rregull dhe e sigurt,”- shkroi 35-vjeçarja.
Ndërsa më pas shtoi: “U përdhunova, drogova dhe u mbajta si skllave për disa ditë.”
Duffy ka fituar 3 Brit Awards dhe 1 Grammy. Në Brits fitoi në kategoritë British Breakthrough, Best British Female dhe Best British Album.
“Mund ta imagjoni vetë sesa herë kam nisur ta shkruaj këtë. Nuk e di pse është koha e duhur pikërisht tani, ndoshta ngaqë është çliruese për mua. Nuk mund ta shpjegoj. Shumë prej jush pyesin se çfarë ndodhi me mua, ku u zhduka dhe pse. Një gazetar më kontaktoi, gjeti një mënyrë për të arritur tek unë dhe i tregova gjithçka verën e kaluar. Ai u tregua i sjellshëm dhe ndihesha kaq mirë që më në fund po flisja. Tani jam në rregull dhe e sigurt. Sigurisht që mbijetova. Shërimi mori disa kohë. Nuk ka asnjë mënyrë të lehtë për të thënë. Dielli në zemrën time tani shkëlqen,”– përfundoi ajo rrëfimin.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al