“U deshën 20-vjet ta prishja atë paçavure”- Rama flet për teatrin dhe stadiumin e ri: Qemal Stafa ishte sheshi i përdhunimit të…

May 23, 2022 | 18:49
SHPËRNDAJE

Gjatë diskutimeve në Kuvend për miratimin e marrëveshjes për menaxhimin e Parkut të Butrintit, kryeministri Rama u ndal dhe tek debatet e ngritura në publik mbi prishjen e Teatrit Kombëtar dhe stadiumit Qemal Stafa.

Rama në fjalën e tij theksoi se pishmani i vetëm në lidhje me teatrin është që nuk e ka prishur dot më parë.

“Tani për teatrin. Dëgjoj britma “teatri, teatri”. Po ju them i vetmi problem që kisha unë me teatrin është që nuk e prisha dot më përpara, u dëshën 20-vjet të humbura kot për një paçavure aty që nuk kishte asnjë vlerë. Ku asnjë trupë e huaj nuk pranonte të lunate për shkak të kushteve”, tha Rama.

Ndërsa stadiumin Qemal Stafa, kryeministri Edi Rama e cilësoi si sheshin e përdhunimit të fasadës së stadiumit, e cila sipas tij ishte e vetmja pjesë me vlerë kultorore e ndërtuar nga italianët, por që u inkorporua në stadiumin e ri.

“Stadiumi Qemal Stafa ishte sheshi i përdhunimit të një ikone. Kur të shkoni në stadium, ikonën e keni aty. E vetmja gjë e mbetur autontike e ndërtuar nga italianët, hiq relievet e përdhunimit mbi të që i mori buldozeri është aty. Pjesa tjetër e stadiumit ikonë ishte shto ujë e shto miell në kohën e komunizmit dhe s’kishte asnjë lidhje me projektin e italianëve. Fakti është se aty nga një vend i ndotur, ku shkonin makina të vjetra të ndërronin gomat dhe të laheshi, ku as ekipi kombëtar nuk shkonte dot pasi ishtestadium non grata nga UEFA, sot aty do të luhet një finale evropiane flet vetë. Këtu nuk kemi çfarë diskutojmë më”, shtoi Rama.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura