U dërgua në spital me temperaturë të lartë dhe kollë, aktori i famshëm turk zbulon rezultatin e testit të koronavirusit

Apr 3, 2020 | 14:16
SHPËRNDAJE

Aktori i famshëm turk Kivanç Tatlitug u dërgua në spital me shenja të koronavirusit. Ai tregoi se kishte temperaturë të lartë dhe kollë.

Në mometin që shkoi në spital aktori dhe modeli i njohur bëri testin e COVID-19.

Nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale ai tregoi rezultatet e testit duke thënë se rezultoi negativ.

“Në spital erdha me ankesën për temperaturë të lartë dhe kollë dhe aty pas ekzaminimeve, pneumonia u zbulua në një zonë të vogël të mushkërive. Unë fillova mjekimin dhe sot mësova se rezultati im i testit Covid-19 ishte negativ,”- shkroi ai.

Kivanç uroi të gjithë pacientët e prekur nga koronavirusi.

“I uroj shërim të gjithë pacientëve, veçanërisht ata që luftojnë me Covid-19. Lutjet tona janë me ju. Unë jam mirë. Faleminderit për vëmendjen tuaj,”- shtoi ai.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura