U dërgua me urgjencë në spital pas koncertiti në Moskë, vokalisti i grupit Rammstein rezulton pozitiv me koronavirus. U diagnostikua edhe me pneumoni

Mar 27, 2020 | 16:26
SHPËRNDAJE

Vokalisti i Rammstein, Till Lindemann raportohet se ka rezultuar pozitiv me koronavirus dhe aktualisht është në kujdesin intensiv.

Sipas tabloidit gjerman Bild, ai aktualisht ndihet më mirë dhe se mendohet se jeta e tij nuk është në rrezik.

Raportohet se këngëtari kontraktori virusin pas një performance në Moskë më 15 mars.

Pas kthimit në Berlin u dërgua me urgjencë në spital me temperaturë shumë të lartë. Pas testit doli pozitiv me koronavirus.

Lindemann, i cili është 57 vjeç, gjithashtu u diagnostikua me pneumoni dhe menjëherë u dërgua në kujdes intensiv, ku u vendos në karantinë, sipas Bild.

Fatmirësisht, muzikanti thuhet se po rikuperohet plotësisht.

Grupit të muzikantë të muzikës metal janë Chuck Billy i Testament, Gary Holt i Exodus, Will Carroll i Death Angel, Brandon Hoover i Crown the Empire si edhe producenti i Ozzy Osbourne, Andrew Watt.

Në gjithë botën regjistrohen më shumë se 500.000 raste me koronavirus me 25 viktima deri tani.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura