U rrëmbye gabimisht nga Kosova, gjykata e Stambollit dënon mësuesin turk

Jan 28, 2020 | 17:43
SHPËRNDAJE

Një gjykatë turke dënoi të martën një shtetas turk i ekstraduar nga Kosova në vitin 2018 me mbi 8 vite burg.

thumbs_b_c_7a9dce741bbca48cc30e2c2011bb00ec

Hasan Huseyin Gunakan u rrëmbye gabimisht në Kosovë në një operacion i shërbimit sekret turk dhe disa agjencive kosovare në mars të vitit 2018.

Gunakan, i dyshuar si pjesëtar i lëvizje “Gylen”, u akuzua nga prokuroria turke për spiunazh dhe të qenit pjesëtar i një grupi terrorist. Gjykata Penale në Stamboll me aktvendimin e saj hodhi poshtë akuzat për spiunazh ndaj tij.

I dënuari është një nga gjashtë turqit që u depërtuan me avion privat për në Turqi. Prokurorët kishin kërkuar burgim deri në 28 vjet për ta.

Thuhet se unë jam sjellë (në Turqi) legalisht. Megjithatë, një komision hetues parlamentar i Kosovës nuk ka pranuar se ne jemi sjellë legalisht këtu. Nuk kam kurrfarë lidhjeje me akuzat. S’ka kurrfarë dëshmish konkrete ndaj meje. Dua të lirohem dhe të shpallem i pafajshëm”, ka thënë ai.

Edhe avokati mbrojtës tha se klienti i tij ishte i pafajshëm.

Megjithatë, gjykata mori vendimin e saj dhe e dënoi Hasan Huseyin Gunakanin me 8 vjet, 1 muaj e 15 ditë burgim, pjesërisht për shkak të “anëtarësimit në organizatë të armatosur terroriste”.

Edhe tre turqit e tjerë që u depërtuan nga Kosova në mënyrë të fshehtë janë dënuar në Turqi, përkatësisht Osman Karakaya dhe Cihan Ozkan, janë burguar me nga 7 vjet e 6 muaj burgim, Kahraman Demirez, u dënua me 8 vjet e 9 muaj burgim.

Ndaj dy të tjerëve vazhdon procesi gjyqësor.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura