Policia e Tiranës ka vënë në pranga shtetasin Islam Sherra, i cili ka qenë në kërkim, për falsifikim dokumentesh.
Për këtë shtetas, gjykata ka vendosur dënimin me 4 vjet burg.
Policia thotë se ka ekzekutuar urdhrin e arrestit pasi Gjykata e Apelit Tiranë, në bashkim të denimeve për herë të shtatë e ka dënuar këtë shtetas me 4 vjet burg.
“Specialisët e Seksionit për Hetimin e Krimit Ekonomiko-Financiar, bënë ekzekutimin e vendimit për shtetasin në kërkim Islam Sherra, sepse Gjykata e Apelit Tiranë, në bashkim të denimeve për herë të shtatë e ka dënuar këtë shtetas me 4 vjet burg, për veprën penale “Falsifikim i dokumenteve”, tha Policia.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al