U dënua nga federata, shpërthen trajneri italian: Vendim i çuditshëm, unë të sharat i bëj në… shqip

Oct 12, 2019 | 12:05
SHPËRNDAJE

Trajneri i Komos, Marko Bankini, është dënuar me një ndeshje pezullim nga Disiplina, për shkak të ofendimeve ndaj gjyqtarit, teksa nuk do të jetë në stolin e skuadrës për ndeshjen e sotme.

banchini-e-la-squalifica-impossibile-impreco-in-albanese_a72975a8-ec4d-11e9-9783-76e3b354983e_998_397_original

Ndërkohë në një prononcim për “laprovinciadicomo.it”, tekniku 39-vjeçar shprehet i habitur në lidhje me këtë vendim, teksa zbulon se ofendimet i bën shpeshherë në gjuhën shqip dhe në dialekt argjentinas, teksa e ka konsideruar si të pakuptimtë dënimin e tij.

Po çfarë e lidh Bankinin me Shqipërinë dhe me gjuhën shqipe? Për të gjithë ata që nuk e kujtojnë, italiani ka qenë trajner i Teutës në sezonin 2013-2014, si dhe ndihmës trajner i Ramadan Ndreut dhe Eugent Zekës te skuadra e Laçit, në sezonin 2015-2016.

Banchini-470x264

Gjatë qëndrimit në Shqipëri, Bankini duket se ka përvetësuar më së miri të sharat, të cilat duket se po i hyjnë në punë edhe në tokën italiane.

“Unë gjithmonë iu kam thënë futbollistëve që të mos protestojnë te gjyqtari sepse është vetëm humbje energjie, kështu që edhe unë e shmang diçka të tillë. Zakonisht, edhe futbollistët e dinë që kur them ndonjë fjalë të pistë, e them shqip ose me dialekt argjentinas, e kam në natyrën time.

Marco-Banchini

Çfarë ndodhi është e çuditshme sepse unë as gjatë ndeshjes nuk u qortova nga gjyqtari. Ndoshta kanë dëgjuar disa nga fjalët që unë kam thënë nga pankina”, u shpreh trajneri italian.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura